• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Shkup sanksionohen 203 shoferë, 80 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Në Shkup sanksionohen 203 shoferë, 80 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Shkup, 9 gusht 2023 (MIA) - Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 203 sanksione,  prej të cilave tetëdhjetë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, pesë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, dhjetë gjoba për shoferët e motoçikletave.

Siç njoftoi MPB-ja, janë shqiptuar edhe tre sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike, gjashtë masa për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), gjashtë masa për mospërdorimin e rripit të sigurisë, katër sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit…

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, njoftojnë nga MPB-ja me apel për respektim të rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR