• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Shkup sanksionohen 151 shoferë, 18 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Në Shkup sanksionohen 151 shoferë, 18 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkup, 24 nëntor 2023 (MIA) - MPB ka njoftuar se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 151 sanksione,  prej të cilave 18 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, 12 gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, 12 sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike.

Poashtu janë shqiptuar edhe tetë sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, pesë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, pesë gjoba për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. rq/

Foto: Аrkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR