• e enjte, 18 korrik 2024

Në Shkup sanksionohen 142 shoferë

Në Shkup sanksionohen 142 shoferë

Shkup, 30 mars 2024 (MIA) - Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 142 masa për kundërvajtje në komunikacion.

Siç kumtoi në mëngjes Ministria e Punëve të Brendshme, janë shqiptuar 25 sanksione për vozitje të shpejtë, 15 masa për vozitje pa patentë shoferi, shtatë sanksione për kalim në dritë të kuqe të semaforit dhe gjashtë për përdorimin e celularit gjatë vozitjes. Janë sanksionuar edhe tre shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR