• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Shkup sanksionohen 140 shoferë, 39 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Në Shkup sanksionohen 140 shoferë, 39 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Shkup, 7 prill 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 140 sanksione,  prej të cilave tridhjetë e nëntë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, trembëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë.

Nga MPB-ja kumtuan se janë shqiptuar edhe gjashtë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, katër sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike, katër gjoba për kundërvajtje të shoferëve të motoçikletave.
 
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. ls/
 
Foto: MIA arkiv
 

QËNDRONI TË LIDHUR