• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Në Shkup sanksionohen 136 shoferë, 20 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Në Shkup sanksionohen 136 shoferë, 20 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Shkup, 14 qershor 2023 (MIA) - Sektori i punëve të brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik dhe vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 136 sanksione, prej të cilave njëzet sanksione për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, njëmbëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, njëzet gjoba për kundërvajtje të shoferëve të motoçikletave.

MPB njofton se janë shqiptuar edhe tri sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, pesë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), tri gjoba për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, katër sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike...

"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", njofton MPB-ja. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR