• e enjte, 18 korrik 2024

Në Shkup sanksionohen 108 shoferë

Në Shkup sanksionohen 108 shoferë

Shkup, 17 maj 2024 (MIA) - Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 108 sanksione për shkelje në fushën e komunikacionit, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Prej tyre, nëntë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, katër sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), shtatë masa për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, tetë gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurisë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR