• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Shkup sanksionohen 100 shoferë

Në Shkup sanksionohen 100 shoferë

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 100 sanksione,  prej të cilave nëntë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, dyzet e dy gjoba për kundërvajtje të shoferëve të motoçikletave, ngjashtë sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, tri gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurisë...

"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", thuhet në kumtesë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR