• e premte, 27 dhjetor 2024

Në Shkup po mbahet konferenca "Për një të ardhme të gjelbër - drejtime për tranzicion ndaj burimeve të rinovueshme të energjisë"

Në Shkup po mbahet konferenca

Shkup, 25 tetor 2023 (MIA)  -  Në organizim të Shoqatës së Maqedonisë për Burime të Rinovueshme të Energjisë MARES, sot po mbahet konferenca e titulluar "Për një të ardhme të gjelbër - drejtime për kalimin në burime të rinovueshme të energjisë".

Sektori i energjisë është një nga sektorët më të rëndësishëm dhe është prioritet i Qeverisë, theksoi në hapjen e ngjarjes ministri i Ekonomisë, Kreshnik Behteshi. 

Ai shtoi se një nga qëllimet kryesore të Qeverisë është investimi në energjinë e gjelbër. 

 "Vetëm në një afat prej një viti e gjysmë në shtetin tonë në rrjet kemi një të tretën e megavatëve të planifikuara në Strategjinë për Zhvillim të Energjisë të Qeverisë", theksoi Bekteshi.

Potencoi  se sot në vendin tonë më shumë se 170 mijë amvisëri furnizohen me energji të gjelbër. 

Drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim BERZH, Fatih Tutmenoglu, theksoi se BERZH-i e ka gjetur çelësin e tranzicionit të energjisë elektrike në sektorin privat dhe për këtë arsye e mbështet MARES-in. 

Ai theksoi se kanë investuar dhe do të vazhdojnë të investojnë në Republikën e Maqedonisë. 

Sipas Strategjisë së Qeverisë, deri në vitin 2030 duhet të realizohet tranzicioni i gjelbër, gjegjësisht burimet e parinovueshme të energjisë të zëvendësohen me ato të rinovueshme. Thënë në numra, kapaciteti i instaluar  prej  1.000 megavat duhet të zëvendësohen me kapacitet të instaluar prej 4.000 megavat, sepse një megavat nga qymyri nuk është i njëjtë me një megavat nga burimet e rinovueshme. Me qëllim të integrimit më të shpejtë të këtij tranzicioni, tetë investitorë, me portofolio të përbashkët  të investimeve prej rreth 1 miliard euro, formuan Shoqatën e Maqedonisë për Burime  të Rinovueshme të Energisë (MARES).

 

ФОТО: МИА

QËNDRONI TË LIDHUR