• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Shkup pasdite protestë për ajër të pastër

Në Shkup pasdite protestë për ajër të pastër

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) – Iniciativa e përbashkët Qyteti human i gjelbër sot në Shkup organizon marsh protestues "Për ajër të pastër". Protesta fillon në orën 16 para Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, vazhdon përmes Kuvendit dhe përfundon para ndërtesës së Qeverisë.

"Protestojmë sepse çdo vit nga 3.828 deri në 5.000+ persona në Maqedoni humbin jetën e tyre si pasojë e drejtpërdrejtë e ekspozimit ndaj grimcave të dëmshme PM2.5. Kjo përbën 17.7% të vdekshmërisë totale në vend. Veçanërisht shqetësues është fakti se një në nëntë fëmijë të vdekur nën moshën një vjeç vdes për shkak të ndotjes së ajrit. Kërkojmë nga institucionet kompetente që menjëherë dhe sistematikisht të merren me ndotjen e ajrit përmes zbatimit të këtyre masave efikase që do të mbrojnë shëndetin e qytetarëve dhe do të ulin në mënyrë drastike ndotjen e ajrit", theksojnë nga Qyteti human i gjelbër.

Ata propozojnë një sërë masash afatshkurtra dhe afatmesme (https://mojgrad.mk/blog/protest-za-chist-vozduh/?fbclid=IëY2xjaëHExGpleHRuA2FlbQIxMAABHQZIKybZ9si-2Bd2PN9K-P2cMaBMypVcPYGBI3k9Uev3NmëxgKY91AUPaQ_aem_IykiIHPZzxYHEybEDceAqA). 

Nga Iniciativa e përbashkët u bëjnë thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestës dhe të shprehin kërkesën e tyre për ajër të pastër nga institucionet.

Protestën e organizojnë Qyteti human i gjelbër, Shans për Qendrën, Skopje Smog Alarm, Iniciativa O2, Të Gjelbrit nga Gazi Baba, Iniciativa për lirimin nga plastika për një përdorim NaToçak - Go Green - Bëhu i Gjelbër, Liria e fjalës dhe organizata të tjera. rq/

Foto: Qyteti human i gjelbër fejsbuk

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR