Në Shkup nesër dezinfektim ajror kundër mushkonjave
- Qyteti i Shkupit informon se nesër në orët e hershme të mëngjesit do të kryhet dezinfektim ajror i zonës së Qytetit të Shkupit kundër mushkonjave.
- Post By Lindita Sulejmani
- 13:03, 10 maj, 2025
Shkup, 10 maj 2025 (MIA) - Qyteti i Shkupit informon se nesër në orët e hershme të mëngjesit do të kryhet dezinfektim ajror i zonës së Qytetit të Shkupit kundër mushkonjave.
Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinfektimin, spërkatja do të kryhet të nesërmen, kur kushtet e motit janë të favorshme, në të njëjtën kohë.
Nga Qyteti i Shkupit i njoftojnë bletarët që të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët në kohën e duhur. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s