Në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, si dhe në autostrada do të vendosen kamera të rrugës
- Kamera të reja të rrugës do të vendosen në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, si dhe në autostrada, paralajmëroi sot në brifing me gazetarë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:22, 29 dhjetor, 2023
Shkup, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Kamera të reja të rrugës do të vendosen në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, si dhe në autostrada, paralajmëroi sot në brifing me gazetarë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Realizimi është në rrjedhë, tha ai, duke cekur se furnizimi është klasifikuar dhe më shumë informata për atë do të kumtohen kur të përfundojë procedura.
"Tani po bëhet sendërtimi i tërë sistemit i cili do të shfrytëzohet edhe për siguri publike megjithatë edhe për sigurinë në rrugë. Do të vendosen kamera në Shkup, në Kumanovë, në Tetovë, nëpër autostradat e vendit dhe gjithashtu do të kemi edhe sisteme mobile të cilat do të mund të vendosen çdokund në shtet. Në rrjedhë është realizimi, ky furnizim është klasifikuar, nuk mund të paraqes hollësi të tjera tani, kur të përfundohet në tërësi, do ta kumtojmë atë që mund ta kumtojmë", informoi ministri Spasovski.
Në pyetjen nëse mbahet kudjes për ruajtjen e privatësisë së personave të cilët vizitojnë trajnimin për nëpunës policorë, tha se trajnimet çdo vit u adaptohen trebdeve të reja në punë dhe se segment kyç është prëforcimi i integritetit dhe respektimi i të drejtave të njeriut ku hyn edhe privatësia. megjithatë, shtoi Spasovski, ekzistojnë persona të cilët sillen në kundërshtim me normat, për çka flasin rezultatet e kontrollit të brendshëm nga i cili shihet qartë se si rritet numri i paraqitjeve të parashtruara, suspendimeve nga puna dhe të tjera.
Për sigurinë e gazetarëve gjatë zgjehdjeve, ministri Spasovski tha se janë bërë një sërë trajnimesh që siguria e gazetarëve të jetë në nivel adekuat.
"Kyçe në fushatën zgjehdore do të jenë edhe bartësit e fushatës zgjedhore, përkatësisht partitë politike, subjektet politike, për të cilët besoj se sërish do të bëhen takime me kryesinë e MPB-së, do të bisedohet me ta dhe në atë pikëpamje të gjithë të ndërmarrim përgjegjësi sepse mediumet janë këtu për të na ndihmuar të gjithëve, dhe jo për të dhënë llogari", nënvizoi Spasovski. ab/
Foto: МIА