• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Shkup janë shqiptuar 237 dënime, 137 për vozitje të shpejtë

Në Shkup janë shqiptuar 237 dënime, 137 për vozitje të shpejtë

Shkup, 4 mars 2024 (MIA) - Në teritorrin e Sektorit për punë të brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 237 masa për shkelje nga fusha e trafikut.

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se janë shqiptuar njëqind e tridhjetë e shtatë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, tetëmbëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, njëzet e nëntë sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit.

"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", kumtohet në kumtesën e MPB-së. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR