• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Shkup janë shqiptuar 100 sanksione trafiku

Në Shkup janë shqiptuar 100 sanksione trafiku

Shkup, 31 maj 2024 (MIA) - Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 100 masa nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme në kuadër të kontrolleve të rregullta të komunikacionit.

Siç kumtoi MPB-ja, mes dënimeve 14 janë për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 10 sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe tetë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.

"Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta", theksojnë nga MPB-ja. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR