• e diel, 06 tetor 2024

Në Shkup janë sanksionuar 238 shoferë

Në Shkup janë sanksionuar 238 shoferë

Shkup, 6 maj 2023 (MIA) - Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar  gjithsej 238 kundërvajtje, prej të cilave 53 kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, tetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, 12 gjoba për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Janë shqiptuar edhe 10 sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, tri gjoba për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, tre sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike…

"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave  dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", thonë nga MPB. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR