• e premte, 27 dhjetor 2024

Në Shkup Forum për diplomaci kulturore

Në Shkup Forum për diplomaci kulturore

Shkup, 5 shtator 2023 (MIA) - Promovimi i dmeokracisë, uniteti dhe paqja përmes diplomacisë kulturore të epokës së re të konflikteve dhe dhunës është fokusi kryesor i "Forumit për diplomaci kulturore - Shkup 2023" që sot në Shkup zyrtarisht do ta hapin ish-presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Në hapjen solemne, krahas presidentit Ivanov, janë parashikuar edhe fjalime të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe drejtorit të Institutit për diplomacisë kulturore Mark Donford.

Forumi do të përbëhet nga panel diskjtime dhe debate, takime dhe vizita të institucioneve shtetërore, me ç'rast përfaqësuesuesit vendorë dhe të huaj, diplomatë, artistë, profesorë, personalitete nga komuniteti i biznesit dhe nga organizatat rinore do të kenë mundësi të prononcojnë qëndrime të tyre dhe të shkëmbejnë ide dhe mendime në më shumë tema.

Pas hapjes së forumit, do të ketë një panel presidencial të cilit do t'i drejtohen ish-presidentët e  Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, të Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq, të Republikës së Serbisë, Boris Tadiq, të Republikës së Bullgarisë, Petar Stojanov dhe ish-presidenti i Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Mladen Ivaniq, të cilët do të flasin me temën “Ballkani Perëndimor – Dialogu dhe shkëmbimi kulturor”. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR