Në Shkup do të themelohet Aleanca Kombëtare e Organizatave të Pacientëve
- - Me rastin e Ditës së 75-të Botërore të Shëndetit e cila shënohet nën moton "Shëndeti im, e drejta ime" sot në BE info qendra Shkup do të themelohet Aleanca Kombëtare e Organizatave të Pacientëve.
- Post By Fitore Curri
- 10:11, 6 prill, 2024
Shkup, 6 prill 2024 (MIA) - Me rastin e Ditës së 75-të Botërore të Shëndetit e cila shënohet nën moton "Shëndeti im, e drejta ime" sot në BE info qendra Shkup do të themelohet Aleanca Kombëtare e Organizatave të Pacientëve.
"U mblodhëm dhjetë organizata të pacientëve me qëllim që të bashkohemi në aleancë dhe bashkë të angazhohemi për të drejtat e pacientëve në vendin tonë dhe për përmirësimin e sistemit shëndetësor me qëllim që tu shërbejmë më së miri qytetarëve. Bashkë mundemi më shumë", njoftuan nga Aleanca.
Organizata të cilat e përbëjnë aleancën janë: Qendra HEPAR, NEFRON, MS Maqedonia, JETË ME SFIDA, HEMA, FEMINA, SANO, Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve të Maqedonisë, CML, ËSHTË RRALLË TË JESH I RRALLË.
Aleanca, shtohet në kumtesë, do të jetë e hapur për të gjitha shoqatat e pacientëve të cilat punojnë në sferën e shëndetësisë që të përfshihen që bashkë të punojmë drejt përmirësimit të sistemit shëndetësor në vendin tonë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s