• e premte, 27 dhjetor 2024

Në Shkup dhe Tetovë sekuestrohet duhan për të cilin është shmangur akciza prej gjysmë milioni denarë

Në Shkup dhe Tetovë sekuestrohet duhan për të cilin është shmangur akciza prej gjysmë milioni denarë

Shkup, 31 tetor 2023 (MIA) -  Në një aksion të koordinuar të Doganës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut, dje në tregjet në Tetovë dhe Shkup janë sekuestruar 235.5 kilogramë duhan të prerë, për të cilin është shmangur pagesë për akcizë mbi gjysmë milioni denarë.

Nga Drejtoria Doganore sot kanë njoftuar se në kuadër të aksionit është sekuestruar edhe material piroteknik, përkatësisht 2.000 copë fishekzjarre dhe 27 kuti me kapsolla. 

 

"Aksionet janë pjesë e aktiviteteve të përbashkëta të institucioneve që zbatohen me qëllim parandalimin dhe vënien në qarkullim të mallrave për të cilat nuk është paguar akcizë, si dhe vënien në qarkullim të mallrave të ndaluara të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve", informojnë nga Drejtoria Doganore.

Theksojnë se malli është sekuestruar përkohësisht, ndërsa nga Drejtoria Doganore deri te institucionet kompetente do të parashtrohen raporte përkatëse.

Foto dhe vodeo: Drejtoria Doganore

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR