• e premte, 27 dhjetor 2024

Në SHBA ka rënë xhekpoti prej 1.73 miliardë dollarësh

Në SHBA ka rënë xhekpoti prej 1.73 miliardë dollarësh

Sakramento, 12 tetor 2023 (MIA) - Një amerikan nga Kalifornia ka fituar xhekpotin e dytë më të madh në historinë e lotarisë amerikane "Pauerbol"(Poëerball) duke fituar 1.73 miliardë dollarë.

Numrat që gjeti janë: 22, 24, 40, 52, 64 dhe "Pauerball" numri 10. Xhekpoti mund të paguhet në këste në një periudhë deri në 30 vite, por shumica e amerikanëve zgjedhin opsionin e dytë- pagesë të menjëhershme, që do të thotë se lojtari merr 756.6 milionë dollarë, minus taksat.

Çmimi i vetëm dhe më i madh në lotarinë amerikane është fituar në nëntor të vitit të kaluar e cila arriti në 2.04 milionë dollarë.

"Pouerboll" po luhet në 45 shtete amerikane. Në shumicën prej tyre, bileta ka kushtuar dy dollarë dhe lojtarët i zgjedhin vet numrat ose mund t'ia kërkojnë kompjuterit ta bëjë këtë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR