• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në "Shën Naumi i Ohrit" angazhim njëqind për qind rreth paciantëve me urgjencë nga i gjithë shteti, në kushte të problemeve me sallat kirurgjikale në Qendrën Klinike

Në

Shkup, 7 qershor 2024 (MIA) - Udhëheqësi i Departamentit të Traumatologjisë në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjike "Shën Naumi i Ohrit", Nebojsha Nastov, sot në një deklaratë për mediat theksoi se punojnë me kapacitet të plotë, në kushte të problemit me sallat kirurgjikale në Qendrën Klinike.

"Në parim gjithnjë punojmë me kapacitet të plotë. Tani në periudhën e fundit me situatën aktuale, një qind për qind angazhimi ynë është rreth pacientëve me urgjencë të cilët i pranojmë nga i gjithë vendi", tha Nastov.

Në pyetjen e gazetarëve nëse pacientët kronikë duhet të shtyhen për shkak të situatës dhe nëse kjo e rrit listën e pritjes së Departamentit të Traumatologjisë dhe Ortopedisë, ai u përgjigj se shtyhen jo vetëm në këtë departament, por edhe në të gjithë spitalin, me qëllim, thotë, të mund tu ofrohet ndihmë për kërkesat për pacientët me urgjencë të cilët vijnë nga i gjithë shteti.

"Në përgjithësi, sipas gjitha gjasave aq sa ka zgjatur periudha e shtyrjes, aq do të zgjasë edhe periudha e plotësimit, u përgjigj ai, në pyetjen, sa do tu duhet më vonë, që të kthehen në funksionim normal, të trajtohen të gjithë ata pacientë elektivë.

Kapaciteti gjatë tri javëve të fundit është përmbushur prej 85 deri njëqind për qind. 

Nermin Shakiri, drejtoreshë ekonomike në spital, bëri thirrje që sa më shpejtë të tejkalohen problemet me sallat kirurgjikale në Qendrën Klinike, që edhe këtu te ata, gjërat të kthehen në normalitet. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR