• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Senatin në SHBA u paraqit një propozim-ligj për sanksione kundër Turqisë për shkak të Sirisë

Në Senatin në SHBA u paraqit një propozim-ligj për sanksione kundër Turqisë për shkak të Sirisë

Uashington, 21 dhjetor 2024 (MIA) - Senatorët amerikanë kanë paraqitur një propozim-ligj që parasheh sanksione kundër Ankarasë për sulmet e saj ndaj Forcave kurde të Sirisë demokratike (FSD), të cilat mbështeten nga Uashingtoni.

“Sulmet e forcave të mbështetura nga Turqia kundër partnerëve tanë kurdë sirianë po minojnë sigurinë rajonale dhe përpjekjet për të parandaluar rigjallërimin e "Shtetit Islamik”, shkroi mbrëmë në “X” senatori kris Van Hollen, demokrat nga shteti federal Merilend.

“Unë dhe senatori Lindzi Grrem (republikan nga shteti i Karolinës së Jugut) prezantuam sot një propozim-ligj për sanksione kundër Turqisë, të cilin duhet ta paraqesim nëse ajo nuk pajtohet me një armëpushim dhe krijimin e një zone të çmilitarizuar”, shtoi ai.

Siç specifikohet në deklaratën me shkrim nga Van Hollen dhe Grem, "sanksionet kanë për qëllim parandalimin e sulmeve ndaj FSD-së nga Turqia ose ato të kryera me mbështetjen e saj".

Ligjvënësit shtuan se Uashingtoni duhet të bashkëpunojë me Ankaranë me qëllimin e "një armëpushimi afatgjatë dhe krijimin e një zone të çmilitarizuar përgjatë kufirit Turqi-Siri".

Ligjvënësit nuk specifikuan se cilët individë dhe persona juridikë në Turqi mund të bëhen objektivi i sanksioneve.

"Vollstrit xhurnall" raportoi këtë javë se Turqia po grumbullon trupa përgjatë kufirit me Sirinë, një shenjë se ajo po përgatitet të pushtojë pjesën veriore të vendit. Uashington Post shkruante se mund të shpërthejë një konflikt midis formacioneve proturke në Siri që u bënë pjesë e qeverisë së re dhe forcave kurde. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR