• e martë, 24 dhjetor 2024

Në seancën e sotme të Qeverisë do të merret vendimi për projektet e komunave

Në seancën e sotme të Qeverisë do të merret vendimi për projektet e komunave

Shkup, 16 tetor 2024 (MIA) - Në seancën e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të merret vendim dhe formalisht procesi i selektimit të projekteve nga komunat është kryer për shfrytëzimin e parave nga huamarrja nga Hungaria, theksoi në konferencën e sotme për shtyp, kryeministri Hristian Mickoski i cili iu përgjigj pyetjes së gazetarëve, se kur komunat do të mund t'i shfrytëzojnë këto mjete për projekte infrastrukturore. 

Mickoski theksoi se deri në fund të muajit institucionet kompetente do t'i nënshkruajnë marrëveshjet me komunat, me çka do të fillojë implementimi, siç tha "i projektit historik i cili për herë të parë po ndodhë tek ne". 

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski sot nga Velesi theksoi se rreth 90 për qind e projekteve të komunave të cilat i kanë dorëzuar për shfrytëzimin e parave nga kredia nga Hungaria do të votohen dhe miratohen në seancën e sotme të Qeverisë.

"Nuk dua të tingëlloj ambicioz, por mendoj se ka shumë gjasa. Pjesa më e madhe, nëse jo të gjitha duhet të votohen në seancën e sotme të Qeverisë. Nga aty do të shkojë në seancën e Qeverisë, mbi 90 për qind e projekteve janë tek unë në Ministrinë e Transportit dhe të njejtat së bashku me ekipin në Ministrinë e Transportit i kemi përfunduar. Dua të falënderoj të gjithë ekipin që punoi në këtë punë, ata vërtetë bënë një punë të madhe edhe kabinetin tim që u vendos plotësisht në këtë punë, kështu që projektet nga ana e Ministrisë së Transportit janë miratuar, mbetet që ministritë e tjera të bëjnë punën e tyre", deklaroi Nikollovski. 

Ai tha shpreson që sot pasdite të dalë me informacion se projektet janë miratuar në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Komunat në vend kanë në dispozicion rreth 250 milionë euro për realizimin e projekteve kapitale të infrastrukturës. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR