• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në seancën e ardhshme qeveritare do të debatohet për Ilovicën

Në seancën e ardhshme qeveritare do të debatohet për Ilovicën

Shkup, 18 korrik 2023 (MIA) - Qeveria sot e ka ngarkuar Ministrinë e Ekonomisë që në seancën e parë të ardhshme, gjegjësisht të martën e ardhshme, ta informojë Qeverinë për të gjitha procedurat administrative dhe gjyqësore, vendimet, konkluzionet dhe informacionet për lokalitetin Ilovica, duke u kthyer në vitin 2012 e deri më sot, informoi zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi.

Në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri pas nënshkrimit të kontratës së re të përgjithshme kolektive për sektorin publik, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, ai sqaroi se ministria do të informojë për gjithçka që ka të bëjë me shfrytëzimin e lëndëve të para minerale, xeheve të bakrit dhe arit.

"Çdo gjë që ka të bëjë me shfrytëzimin e lëndëve të minerale, xeheve të bakrit dhe arit në lokalitetin Ilovica, sapo Ministria të referohet me të gjitha të dhënat, them edhe një herë procedurat administrative dhe gjyqësore që janë zhvilluar, ato do të ndahen menjëherë, jo vetëm me qeverinë por edhe më tej me mediat dhe qytetarët", theksoi Bytyqi. mb/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR