• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Rusi arrestohet një ushtar amerikan, i cili ishte për një vizitë private në vend

Në Rusi arrestohet një ushtar amerikan, i cili ishte për një vizitë private në vend

 Uashington, 7 maj 2024 (MIA) -  Rusia ka informuar SHBA-në për arrestimin e një ushtari amerikan në Vladivostok për shkak të shkeljes së ligjit, deklaroi zëdhënësja e Pentagonit, Sintia Smit.

 "Autoritetet ruse në Vladivostok më 2 maj e kanë arrestuar ushtarin amerikan nën akuzë për vepër penale. Në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore, Rusia e informoi Departamentin e Shtetit për arrestimin e ushtarit amerikan", tha Smiti.

 Ajo tha se ushtria amerikane e ka informuar familjen e ushtarit për incidentin dhe shtoi se Departamenti i Shtetit po siguron mbështetje konsullore për pjesëtarët e arrestuar të forcave të armatosura amerikane.

 Paraprakisht, të hënën, një përfaqësues amerikan anonim  konfirmoi se një ushtar amerikan i cili ka udhëtuar privatisht në Rusi së fundmi ishte arrestuar në atë vend. Arrestimi i ushtarit amerikan u raportua fillimisht nga En-Bi-Si njuz, duke theksuar se autoritetet ruse e kishin akuzuar ushtarin se gjoja kishte plaçkitur një grua. Një funksionar anonim amerikan deklaroi se ushtari amerikan ishte i vendosur në Korenë e Jugut, nga ku kishte shkuar në një udhëtim privat në Rusi.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR