• e premte, 27 dhjetor 2024

Në rrugën Petrovec - Shkup i është vendosur plombë dhe është ndaluar përkohësisht një automjet me 1,2 tonë mall

Në rrugën Petrovec - Shkup i është vendosur plombë dhe është ndaluar përkohësisht një automjet me 1,2 tonë mall

Shkup, 12 mars 2024 (MIA) - Në aksin rrugor Petrovec - Shkup sot pasdite nga ana e MPB Shkup është kryer bastisje në një automjet të udhëtarëve, i cili transportonte mall të ndryshëm, i doganuar në Zyrën Doganore në Aeroportin në Shkup, për shkak të dyshimit se në automjet transportohen mjete narkotike, njoftuan nga Drejtoria e Doganave.

"Kontrolli është kryer me ndihmën e inspekorëve nga Sektori për Kontroll dhe Hetime i Drejtorisë Doganore dhe një qeni të doganës. Gjatë kësaj nuk janë gjetur mjete narkotike, por janë konstatuar parregullsi lidhur me mallin e deklaruar lidhur me deklaratën për import dhe gjendjes faktike të mallit në automjet. Me qëllim që të kryhet kontroll i hollësishëm, automjetit i është vendosur plombë dhe përkohësisht është mbajtur bashkë me mallin me peshë të përgjithshme prej 1,2 tonë", sqarohet në kumtesë dhe shtohet se për kontrollin është kërkuar ndihmë edhe nga policia e krimit. 

Për rastin ishte njoftuar edhe Prokuroria Themelore Publike. 

Pasi që të bëhet kontroll i hollësishëm dhe do të konfirmohet gjendja faktike, theksojnë nga Drejtoria e Doganave, do të ngriten procedura adekuate. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR