• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në rrugën drejt anëtarësimit të plotëfuqishëm në BE, vendi duhet të sigurojë nivel të njëjtë të mbrojtjes së të gjithë aktorëve dhe muzicientëve, si interpretuesit në BE

Në rrugën drejt anëtarësimit të plotëfuqishëm në BE, vendi duhet të sigurojë nivel të njëjtë të mbrojtjes së të gjithë aktorëve dhe muzicientëve, si interpretuesit në BE

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Filloi Konferenca dyditore rajonale për të drejtat e autorit të aktorëve në vendet kandidate nga Ballkani Perëndimor për anëtarësim në BE, ku fjalime kanë mbajtur ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, aktori dhe përfaqësuesi i Asociacionit për mbrojtjen e të drejtave autoriale dhe të ngjashme AZAS, Gorast Cvetkovski, si dhe Gregor Shtibernik, drejtor administrativ i Shoqatës për menaxhim kolektiv me të drejtat e autorit të autorëve, interpretuesve dhe producentëve të veprave audiovizuale nga Sllovenia AIPA.

Siç u theksua në fillim të konferencës, që të sigurohet nivel i barabartë i mbrojtjes së të gjithë aktorëve dhe muzicientëve, si intepretues në Bashkimin Evropian, vendi në rrugën drejt anëtarësimit të plotëfuqishëm në BE do të duhet ta implementojë të drejtën evropiane për të drejtat e autorit.

Që të krijohet ambient i qëndrueshëm për interpretuesit, ministri Murtezani thotë se mbrojtja e të drejtave të tyre është e detyrueshme, por, siç tha, zbatimi kërkon përpjekje kolektive.

"Të jesh pjesë e BE-së për rrjetin kulturor artistik, nuk është vetëm fillim, por kjo është mundësi që ta konfirmojmë përkushtimin ndaj artistëve tanë, ndaj interpretuesve tanë dhe ndaj ardhmërisë së universuimit tonë kreativ. Duhet të shërbejmë për të mbrojtur të drejtat e autorit të njerëzve që krijojnë më së miri ekranet, skenat tona dhe këngët tona. Por kjo kërkon veprim, kërkon zbatim dhe kërkon përpjekje kolektive për të siguruar që të mos ketë veprim dhe asnjë performancë të mos mbetet pas vetes", tha Murtezani.

Aktori Cvetkovski në fjalimin e tij, mes tjerash, tha Maqedonia është vend që nuk ka produksion filmik sa vendet perëndimore, duke cekur se interpretuesit nuk marrin asgjë nga përmbajtjet që emetohen në striming platformat. bsh/

Foto: Asociacioni për mbrojtjen e të drejtave e autorit dhe ngjashëm

QËNDRONI TË LIDHUR