• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në rrethinën e Sveti Nikollës nga zjarri janë kapluar tre fshatra

Në rrethinën e Sveti Nikollës nga zjarri janë kapluar tre fshatra

Sveti Nikollë, 29 korrik 2024 (MIA) - Në rrethinën e Sveti Nikollës, tre fshatra janë kapluar nga zjarret, ndërsa në fshatin Nemanjici, nga zjarri janë djegur një e katërta e shtëpive, thotë kryetari i komunës Sveti Nikollë, Dejan Mlladev.

Për momentin me zjarrin po ballafaqohen zjarrfikësit nga Sveti Nikolla, vullnetarë, popullata lokale, zjarrfikës nga Shtipi, Negotina, Kavadari dhe Velesi.

Në terren është e pranishme edhe ushtria, ndërsa një helikopter i shuan intensivisht shtëpitë që janë përfshirë nga zjarri në fshatin Nemanjici.

Kryetari i komunës Vlladev informoi se zjarr ka edhe në fshatin Malino në Sveti Nikollë dhe aty janë kapluar shtëpi, ndërsa digjet edhe në drejtim të fshatit Bogosllovec.

Ai potencoi se të gjitha forcat janë angazhuar dhe mirë është që nuk ka të lënduar ose të vdekur në këto zjarre.

Ndryshe, tërë rajoni i Ovçe Poles është kapluar nga tymi.

Drejtori i QMK-së, Stojanço Angellov paraprakisht informoi se pas orëve të pasditës, 12 fshatra në shtet janë kapluar nga zjarret në ambient të hapur. Bëhet fjalë për fshatra në rajonin e Sveti Nikollës, Kumanovës, Probishtipit dhe Shtipit. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR