• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Rosoman dhe Demir Kapi filloi votimi për zgjedhjet presidenciale

Në Rosoman dhe Demir Kapi filloi votimi për zgjedhjet presidenciale

Rosoman, 24 prill 2024 (MIA) - Në Rosoman dhe Demir Kapi filloi votimi për zgjedhjet presidenciale, nga komisionet komunale zgjedhore informuan se janë hapur me kohë të gjitha vendvotimet.

GJithsej 113 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm dje nga Rosomani dhe Demir Kapia dhe pesë nga burgu, janë paraqitur për votim gjatë ditës së djeshme, në pajtim me ligjin.

"Në lsitën e vetme zgjehdore, janë regjistruar 3.289 persona nga komuna e Rosomanit me të drejtë vote. Prej tyre, 51 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe dy nga burgu, janë paraqitur për votim dje", sqaroi kryetari i komisionit komunal zgjehdor, Aleksandar Çadamov, për MIA-n.

Në Demir Kapi, siç njoftoi kryetari i KKZ, Bllagoj Jovanovski, 62 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe tre nga burgu, patën mundësi të votojnë gjatë ditës së djeshme. Përndryshe në Demir Kapi janë regjistruar gjithsej 3.216 votues.ab/

Foto: МIА arkivi
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR