Në rajonin e Dibrës të gjitha akset rrugore janë të kalueshme, është pastruar rruga pranë Tresonçes
- Në rajonin e Dibrës të gjitha akset rrugore janë të kalueshme, është pastruar rruga pranë Tresonçes
Dibër, 21 janar 2024 (MIA) - Si rezultat i angazhimit maksimal të autoriteteve komunale dhe sektorit të Ndërmarrjes Publike për mirëmbajtjen e rrugëve rajonale dhe kryesore në rajonin e gjerë të Dibrës, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.
"Aktualisht komunikacioni po zhvillohet në rrugë të lagështa. Rekomandohet vozijr me kujdes, duke rregulluar shpejtësinë sipas kushteve të rrugës. Ekipet tona janë vazhdimisht në terren. Kemi mjaftueshëm material gërryes dhe për momentin nuk ka probleme të mëdha, konfirmojnë nga seksioni i Dibrës.
Nga komuna e Dibrës për MIA-n deklaruan se janë pastruar të gjitha akset rrugore, po ashtu edhe për Kosovrastin e Epërm dhe Rajçicën e Madhe, ndërsa sot me intensitet të pazvogëluar po pastrohen trotuaret në qytet.
Në Qendër Zhupë pastrimi i rrugëve është bërë edhe gjatë natës, veçanërisht në Zhupë të Epërme, ku shtresa e borës është nga 30 deri në 40 centimetra.
Nga komuniteti lokal Tresonçe publikuan se dje është mbyllur rruga rajonale për në fshatrat Tresonçe, Rosoki dhe Selcë për shkak të rrëshqitjes së dy shkëmbinjve të mëdhenj në afërsi të Bella Vodicës.
"Rruga është pastruar dhe mund të kalohet pa probleme nga dhe drejt Tresonçes, Rosokit dhe Selcës. Faleminderit Komunës së Mavrovës dhe Rostushës për reagimin e shpejtë", qëndron në publikimin.
Bora sigurisht është e mirëseardhur për kulturat bujqësore, ndërsa me shkrirjen e saj edhe për rritjen e rrjedhës së ujit në akumulimin “Liqeni i Dibrës". ls/
Foto: MIA/ f.Tresonçe