Në rajonin e Bellgorodit shpallet gjendje e jashtëzakonshme në "nivel federal"
- Në rajonin e Bellgorodit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në "nivel federal", kumtoi sot ministri rus për Situata të Jashtëzakonshme, Aleksandar Kurenkov.
- Post By Sara Ademi
- 11:38, 15 gusht, 2024
Moskë, 15 gusht 2024 (MIA) - Në rajonin e Bellgorodit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në "nivel federal", kumtoi sot ministri rus për Situata të Jashtëzakonshme, Aleksandar Kurenkov.
"Propozoj që situata e jashtëzakonshme që u paraqit në rajonin e Bellgorodit të klasifikohet si gjendje e jashtëzakonshme në nivel federal dhe të vendoset nivel federal i përgjigjes, tha ai pas seancës së sotme të jashtëzakonshme të Komisionit qeveritar për parandalim dhe përgjigje në gjendje të jashtëzakonshme.
Siç thuhet, situata në rajon mbetet e vështirë dhe e tensionuar, raportojnë mediat ruse.
Në sulmet ndaj forcave të armatosura të Ukrainës në rajonin e Bellgorodit në ditët e fundit, ndërtesat e banimit dhe infrastruktura u dëmtuan, si dhe pati të vdekur dhe të plagosur.
Futja e regjimeve të emergjencës në nivel federal bën të mundur marrjen e vendimeve në mënyrë të thjeshtuar për shpërndarjen e ndihmës materiale për njerëzit nga buxheti federal, financimin e aktiviteteve për akomodimin e njerëzve, në mënyrë që t'u sigurohet atyre çfarë u nevojitet, në strehimin e përkohshëm, si dhe shpejt të ndërmerren masa që synojnë mbrojtjen shtesë të qytetarëve.
Në rast të një emergjence federale, viktimat kanë të drejtë për ndihmë financiare.
Më 9 gusht, autoritetet federale ruse shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në zonën e Kurskit, pas sulmit ndaj Forcave të Armatosura të Ukrainës. sa/
foto: EPA