• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në radhët e Armatës morën kontrata 150 ushtarë të rinj profesionistë

Në radhët e Armatës morën kontrata 150 ushtarë të rinj profesionistë

Shkup, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Nga gjithsej 1.144 kandidatë të paraqitur, 150 ushtarëve profesionistë sot në mënyrë ceremoniale iu dorëzuan kontratat e punës në radhët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"Maqedonisë i duhen vajza dhe djem trima të pregaditur dhe të vendosur, të cilët gjithmonë do të jenë atje ku është më e nevojshme, duke i mbrojtur interesat shtetërore dhe mbrojtjen e aleatëve të NATO-s", theksoi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, në fjalimin solemn.

Ajo theksoi se me ngjarjen e sotme për pranimin e 150 ushtarëve profesionist shënohet edhe përfundimi i suksesshëm i vitit 2023 për Armatën e RMV-së, e plotësuar me shumë suksese të pjesëtarëve të armatës, që nga pjesëmarrja në stërvitje, fitimi i medaljeve, pjesëmarrja në misione paqeruajtëse, si dhe në misione shpëtimi.

"Falë përkushtimit, profesionalizmit, por para së gjithash dashurisë ndaj atdheut dhe sakrificës personale, sot Armata është moderne, në të cilën anëtarët nuk pyesin pse dhe nuk kërkojnë justifikime, por thonë menjëherë dhe veprojnë", theksoi ministrja.

Ajo tha se është nder i madh që sot u bëhet ushtarëve të veshin uniformën e armatës, por detyrimi që ata marrin është edhe më i madh.

"Të jesh ushtarë, oficer ose nënoficer nuk është e lehtë prandaj i zgjedhim më të mirët. Rruga të cilën e filluat sot nuk është aspak e lehtë, por është fisnike. Pregatituni për sfida, tundime, sakrifica, por asnjëherë mos u dorëzoni nga qëllimi juaj i vetëm - t'i shërbeni Republikës së Maqedonisë së Veriut", i porositi Petrovska ushtarët.

Ministrja potencoi se detyra e tyre prej sot është që t'i respektojnë urdhrat e më të moshuarve të tyre dhe në mënyrë të vazhdueshme dhe të pajustifikueshme t'i ndjekin rregullat dhe udhëzimet që do t'u jepen.

"Në rrugën drejt suksesit mos kërkoni shtigje të shkurtra dhe hije të thella. Jepni gjithçka nga vetja  dhe do të jeni më të mirët", theksoi Petrovska dhe së bashku me shefin e Shtatmadhorisë, zëvendësministrin e Mbrojtjes, sekretarin e Shtetit dhe komandantin e Komandës operative ua dorëzuan kontratat ushtarëve.ss/mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR