• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Qeveri sot bisedime për shërbimin e prokurorisë publike dhe atë gjyqësore

Në Qeveri sot bisedime për shërbimin e prokurorisë publike dhe atë gjyqësore

Shkup, 27 tetor 2023 (MIA) - Në Qeveri sot duhet të mbahen bisedime mes përfaqësuesve të Qeverisë dhe Sindikatës përfaqësuese të AOGJSH. Në takim do të diskutohet mbi problemet në shërbimin e prokurorisë publike dhe atë gjyqësore.

Në periudhën e kaluar, të punësuarit protestuan duke kërkuar rritjen e pagave për 78 për qind dhe kthimin e shtesave në pagë.

Të enjten e kaluar, administrata gjyqësore ka paralajmëruar se nuk do t'i trajtojë asnjë nga rastet urgjente derisa Qeveria nuk ulet në tryezën e bisedimeve me Sindikatën.

"Qeveria duhet të jetë e vetëdijshme se nëse grupi i punës nuk ulet për të biseduar edhe pas kësaj proteste e gjithë drejtësia do të paralizohet. Çdo zvarritje e mëtejshme dhe anashkalim i zgjidhjes do të shkaktojë zemërim shtesë te grevistët dhe Sindikata e AOGJSH nuk do të mbajë përgjegjësi për pasojat", deklaroi të enjten e kaluar kryetari i AOGJSH-së, Tërpe Dejanoski.

Më parë, rreth një muaji, Qeveria formoi grupin punues për zgjidhjen e kërkesave të administratës gjyqësore. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR