• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Qeveri do të nënshkruhen marrëveshje për projekte në komuna

Në Qeveri do të nënshkruhen marrëveshje për projekte në komuna

Shkup,  19 dhjetor 2023 (MIA)  -  Në Qeveri sot do të nënshkruhen marrëveshje për realizimin e projekteve me interes lokal,  në pjesën më të madhe  të komunave në shtet, me mbështetjen e Qeverisë.

 Marrëveshjet do të nënshkruhen nga përfaqësues të ministrive/institucioneve dhe komunave, ku fjalim do të mbajë kryeministri Dimitar Kovaçevski.

 Në ngjarje do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi, i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i Arsimit  dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, dhe ministri i Transportit dhe  Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, dhe ministrja e  Mjedisit Jetësir dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, si dhe Naumçe Mojsovski, drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport dhe kryetarë të komunave.

 

QËNDRONI TË LIDHUR