• e premte, 27 dhjetor 2024

Në Qendër Zhupë sigurohet census, kryetar komune mbetet Arijan Ibraim

Në Qendër Zhupë sigurohet census, kryetar komune mbetet Arijan Ibraim
Dibër, 20 gusht 2022 (MIA) - Komuna e Qendër Zhupës më në fund zgjodhi kryetar të komunës, pasi në zgjedhjet e sotme të përsëritura për të dytën herë u sigurua censusi i nevojshëm prej një të tretës së trupit votues. Ai është Arijan Ibraim i propozuar nga Partia Demokratike Turke (PDT) i cili ka qenë kandidat i vetëm dhe ky është mandati i tij i tretë. Për herë të parë ai u zgjodh në zgjedhjet e vitit 2013, ndërsa u rizgjodh në vitin 2017. “Në listën e vetme votuese u regjistruan 7.154 persona me të drejtë vote, ndërsa deri në orën 18:30 votuan 3312 ose 46.3 për qind. Censusi i nevojshëm ka qenë 2.853 votues. Dita e zgjedhjeve kaloi qetë pa probleme”, tha Nexhip Iljaz, kryetar i komisionit komunal zgjedhor. Ibrahim, në shtabin e të cilit po festohet, ka lindur në vitin 1972, arsimin fillor e kreu në Qendrën Zhupë, ndërsa shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë. Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin shtetëror në Afjon, Republika e Turqisë, ndërsa ka magjistruar në Universitetin e Stambollit, degën e të drejtës ndërkombëtare. Në zgjedhjet e rregullta lokale të 17 tetorit të vitit të kaluar, si dhe në ato të përsëritura të 17 prillit gjatë këtij viti kur kishte një kundërkandidat, Ibrahimi mori rreth 80 për qind të votave por nuk u sigurua census ndaj dhe zgjedhjet u përsëritën. Në zgjedhjet e rregullta lokale të 17 tetorit të vitit të kaluar u zgjodh këshilli i komunës prej 11 anëtarëve, ku pesë vende siguroi Partia Demokratike Turke, nga dy LSDM dhe Lëvizja për Bashkim Kombëtar të Turqve, një VMRO- DPMNE dhe Partia për Lëvizjen e Turqve.

QËNDRONI TË LIDHUR