• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Pragë takim i Osmanit me Blinkenin

Në Pragë takim i Osmanit me Blinkenin

Shkup, 31 maj 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Entoni Blinken, në margjinat e takimit joformal të NATO-s në Pragë, kumtuan nga MPJ-ja.

Në fokusin e bisedës ishte aktualiteti në Maqedoninë e Veriut, ku Osmani informoi për domosdoshmërinë e vazhdimit të rrugës euroatlantike të vendit, si çelës për stabilitet.

“Procesi i integrimit evropian, përkushtimi drejt demokracisë funksionale multietnike dhe respektimi i tri marrëveshjeve janë të nevojshme për të ruajtur stabilitetin e vendit dhe të rajonit”, ka theksuar Osmani, qëndron në kumtesën.

Njëherit, Osmani falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA-të për proceset reformuese, luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin demokratik të Maqedonisë së Veriut. Ai gjithashtu theksoi përkushtimin e vendit në realizimin e aktiviteteve që dalin nga Dialogu Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, të cilin Osmani dhe Blinken e filluan bashkërisht në Uashington, në qershor të vitit 2022, shtohet në kumtesën.

Siç kumtuan nga MPJ-ja, bashkëbiseduesit folën edhe për agresionin ushtarak rus në Ukrainë, duke theksuar se si partnerë strategjikë dhe aleatë të NATO-s qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të popullit ukrainas. ls/

Foto: MPJ

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR