• e diel, 06 tetor 2024

Në polici raportohet një rast i sulmit të një mësuese ndaj nxënëses

Në polici raportohet një rast i sulmit të një mësuese ndaj nxënëses

Shkup, 24 mars 2023 (MIA) - Në polici u raportua dje se një vajzë e mitur është sulmuar fizikisht nga mësuesja e saj e cila ka përdorur një send të fortë.

Siç thuhet në buletinin policor, në stacionin policor Karposh, M.D.(46) nga Shkupi ka raportuar se të mërkurën në ora 10:30 në një shkollë fillore private në Shkup, vajza e tij e mitur është sulmuar fizikisht nga mësuesja e saj, e cila po ashtu ka përdorur një send të fortë.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR