• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në polici ka sërish denoncime për mashtrime të të moshuarve

Në polici ka sërish denoncime për mashtrime të të moshuarve

 Shkup, 14 shtator 2024 (MIA) - Në SPB Shkup dje janë raportuar dy raste të mashtrimit me persona të moshuar. Një grua 75-vjeçare dhe një burrë 84-vjeçar raportuan se në telefon u është thënë se anëtarë të ngushtë të familjeve të tyre kanë bërë aksidene me pasoja fatale dhe se duhet paguar një shumë e caktuar parash. Ata kanë paguar shumën e kërkuar, pas së cilës kanë dyshuar se bëhet fjalë për mashtrim dhe kanë denoncuar rastet.

 Dje në orën 12:40 në SPB Shkup, një grua 75-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është mashtruar nga një person. Sipas ankueses, personi e ka kontaktuar me telefon dhe i ka thënë se vajza e saj ka pasur një aksident rrugor me pasoja fatale dhe se duhet të paguajë një shumë të caktuar që vajza e saj të lirohet, pas së cilës ankuesja ka lënë paratë dhe bizhuteritë personale në një lokacion  për të cilin i është thënë paraprakisht në telefon.

 Në orën 15:00, ndërkaq, në SPB Shkup, një 84-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se ai dhe bashkëshortja e tij janë mashtruar nga një person.Sipas raportimit, personi ka kontaktuar me ankuesin përmes telefonit dhe i ka thënë se mbesa e tij ka pasur një aksident rrugor me pasoja fatale dhe se duhet të takohen për të paguar një shumë të caktuar që mbesa e tij të lirohet. Pasi i kanë dhënë paratë, ankuesit e kuptuan se janë mashtruar.

 Po merren masa për zbardhjen e të dyja rasteve.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR