• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në pjesën e Shtipit të Sertës janë aktive dy vatra

Në pjesën e Shtipit të Sertës janë aktive dy vatra

 Shtip, 20 korrik 2024 (MIA) - Nuk shuhen zjarret në malin Serta në rajonin e Shtipit. Sot janë aktive vatrat mbi fshatin e Shtipit, Puhçe dhe në afërsi të vendgjuetisë private.

Në një deklaratë për MIA-n, kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov thekson se në terren nga mëngjesi në këto dy vatra ndërhyjnë  zjarrfikësit nga Shtipi, por edhe nga disa komunat fqinje, Armata, policia dhe NP "Pyjet e Maqedonisë". Janë përfshirë edhe gjuetarët, si dhe shoqatat  dhe popullsia lokale si mbështetje logjistike. 

 Gjatë ditës së djeshme, me ndihmën e makinerive ndërtimore të ndërmarrjeve publike të Shtipit dhe katër ndërmarrjeve ndërtimore, mbi fshatrat janë bërë prerje tërthore, me qëllim që zjarri të mos lëvizë në drejtim të tyre.

 Profesionistët me uniforma mbrojtëse dhe pajisje për shuarje, të cilat peshojnë 30 kilogramë në më shumë se 40 gradë nga toka po përballen me stihitë e zjarrit. Në pjesën e Shtipit të malit Serta, prej ditësh janë ndezur zjarret duke lënë pas vetes shkatërrime.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR