• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në Paris filloi takimi i liderëve shtetërorë për përkrahje të Ukrainës

Në Paris filloi takimi i liderëve shtetërorë për përkrahje të Ukrainës

Paris, 27 mars 2025 (MIA) - Në Paris sot filloi takimi i liderëve shtetërorë, kushtuar përkrahjes së Ukrainës dhe arritjes së paqes së drejtë dhe të përhershme, u publikua në ueb faqen zyrtare të presidentit ukrainas, Vollodimir Zelenski.

Në takimin marrin pjesë presidentët e Ukrainës, Francës, Lituanisë, Finlandës dhe Qipros, ushtruesi i detyrës president i Rumanisë, kancelari i Gjermanisë, si dhe kryeministrat e Britanisë së Madhe, Belgjikës, Bullgarisë, Danimarkës, Spanjës, Kroacisë, Estonisë, Greqisë, Irlandës, Islandës, Italisë, Letonisë, Luksemburgut, Holandës, Portugalisë, Norvegjisë, Norvegjisë, Suedisë, njoftoi Ukrinform.

Në takimin marrin pjesë edhe nënpresidenti i Turqisë, kryetari i Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian, si dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Austria, Australia dhe Kanada përfaqësohen në nivel të ambasadorëve.

Liderët do të bisedojnë për vazhdimin e përkrahjes për Ukrainën, përforcimin e armatës ukrainase dhe industrisë mbrojtëse, të cilët konsiderohen elemente kyçe të garancisë për sigurinë e vendit.

Fokus i veçantë do të jetë në negociatat paqesore dhe mekanizmat për zbatimin e hapave të para drejt armëpushimit.

Në takimin do të bisedohet edhe për mundësinë për sistemimin e forcave paqesore në Ukrainë, si pjesë të zgjidhjes së ardhshme paqesore me përkrahje të SHBA-së.

Presidenti francez, Emanuel Makron dje në konferencën e përbashkët për shtyp me Zelenskin deklaroi se propozimi për kontigjent paqesor, i përkrahur nga Franca dhe Britania e Madhe, nuk parashikon sistemimin e tij të drejtpërdrejtë në linjën e frontit.

Vëzhgimi i armëpushimit, tha ai, mund t'i besohet një kontigjenti tjetër, potencialisht nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR