• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Panairin e Novi Sadit për turizëm prezantim i ofertës turistike të RMV-së

Në Panairin e Novi Sadit për turizëm prezantim i ofertës turistike të RMV-së

Beograd, 29 nëntor 2024 (MIA) - Në Panairin e 55-të ndërkombëtar në Novi Sad, në të cilin prezantohen 240 ekspozues të 12 vendeve, Agjencia për mbështetje dhe promovim të turizmit i prezanzton potencialet turistike të Maqedonisë së Veriut, njofton korresponndenti i MIA-s nga Beogradi.

"Kjo është një mundësi e shkëlqyer për rrjetëzim dhe realizim të kontakteve, si dhe për të shqyrtuar tregun për interes dhe çfarë kërkojnë ata, jo vetëm turistët serbë, për potencialin turistik të vendit tonë. Ka interes për turizmin shëndetësor, turizmi kulturor, manastiri dhe turizmi i verës. Kemi bërë kontakte me operatorë turistikë të huaj dhe përfaqësues të agjencive që punojnë në turizmin e jashtëm, gjegjësisht agjencitë që janë të interesuara të sjellin turistët e tyre në Maqedoni, duke përfshirë Gjermaninë, Austrinë, Slloveninë, Kroacinë, Hungarinë dhe vendet fqinje", tha Biljana Stefanovska, drejtoreshë e Agjencisë për përkrahje dhe promovim të turizmit.

Vend patner i Panairit të sivjetshëm të Novi Sadit për turizëm është Hungaria, dhe për tre ditë ai do të mbledhë ekspozues nga Shqipëria, Serbia, Hungaria, Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Bull.garia, Tunizia, Greqia dhe Rusia.

Në kuadër të panairit janë ndarë edhe çmimet Prizma turistike për cilësi së re në turizëm, ndërsa nga Maqedonia këtë vit ka marrë çmimin Car Samoili nga Banja Bansko. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR