Në përmbytjet në Pakistan dhe Afganistan humbën jetën 45 persona
- Shirat e rrëmbyeshëm që gjatë pesë ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje katastrofike dhe rrëshqitje toke në Pakistan dhe Afganistan kanë çuar në shembjen e ndërtesave, ku humbën jetën 45 persona dhe janë lënduar 74 të tjerë, thanë autoritetet në të dy vendet.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:26, 30 mars, 2026
Islamabad/Kabul, 30 mars 2026 (MIA) - Shirat e rrëmbyeshëm që gjatë pesë ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje katastrofike dhe rrëshqitje toke në Pakistan dhe Afganistan kanë çuar në shembjen e ndërtesave, ku humbën jetën 45 persona dhe janë lënduar 74 të tjerë, thanë autoritetet në të dy vendet.
Shumica e vdekjeve janë regjistruar në pjesët qendrore dhe lindore të Afganistanit, ku stuhia vazhdoi edhe sot, tha zyra kombëtare për menaxhim me të fatkeqësitë.
Në Pakistan, deri më tani kanë humbur jetën 17 persona, ndërsa shumica prej tyre fëmijë, nga provinca Hajber Pahtunhva, përgjatë kufirit me Afganistanin, thanë shërbimet e emergjencës.
Sipas KB-së, Pakistani dhe Afganistani janë ndër vendet më të prekshme nga ndryshimet ekstreme të motit dhe klimës.
Në sezoni i musoneve të vitit të kaluar në Pakistan humbën jetën gati një mijë njerëz dhe shkatërroi të mbjella, bagëti dhe shtëpi.
Programi i Zhvillimit i KB në një raport të nëntorit theksoi se tërmetet, përmbytjet dhe thatësirat në Afganistan në vitin 2025 shkatërruan 8,000 amvisëri dhe i çuan shërbimet publike në prag të kolapsit.
Foto: EPA