• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Ohër në rrjedhë takimi trepalësh i Borelit dhe Lajçakut me Vuçiqin dhe Kurtin

Në Ohër në rrjedhë takimi trepalësh i Borelit dhe Lajçakut me Vuçiqin dhe Kurtin

Ohër, 18 mars 2023 (MIA) - Në Ohër pasditen e sotme ka filluar takimi trepalësh i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Zhosep Borel dhe të dërguarin e posaçëm të Brukselit për dialogun Beograd - Prishtinë, Mirosllav Lajçak.

Takimit i kanë paraprirë takime të ndara bilaterale të Vuçiqit dhe Kurtit me Borelin dhe Lajçakun.

Është paralajmëruar se pas raundit të sotëm të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Ohër, Borel do t'u drejtohet mediave dhe do t'i informojë mbi rezultatet e bisedimeve, por nuk do t'u përgjigjet pyetjeve.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano sqaroi se bëhet fjalë për një “praktikë të zakonshme” që zbatohet pas çdo raundi të dialogut në Bruksel.

Stano tha se nuk e di se kur do të përfundojnë takimet e sotme.

Foto: Arkivi i MPB-së

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR