• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Ohër do të mbahet ngjarje në suaza të karvanit "Lë një gjurmë" dhe panel diskutim "Të barabartë, të vetën, të suksesshëm"

Në Ohër do të mbahet ngjarje në suaza të karvanit

Shkup, 19 gusht 2023 (MIA) - Në parkun pranë Qendrës së Kulturës "Grigor Përliçev" në Ohër, në mbrëmje do të mbahet një ngjarje në kuadër të karvanit "Lë një gjurmë", i cili synon të inkurajojë aktivizimin e të rinjve, por edhe të përcjellë mesazhe barazie dhe tolerance në të gjithë vendin.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informojnë se në kuadër të ngjarjes do të ketë panel diskutim me emrin "Të barabartë, të vetën, të suksesshëm" në të cilin do të marrin pjesë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska dhe ambasadori i Spanjës në vend, Hoze Luis Lozano Garsia.

Në panel diskutim do të marrin pjesë edhe murgeshat - Motra Efimija, aktivistja civile nga Bosnja e Hercegovina Aida Avehaboviq, kryetarja e Shoqatës për Promovimin e Gjuhës së Shenjave "Shenja e fjalës" nga BeH Alma Mujanoviq, drejtoresha ekzekutive e shoqatës "UMH" Mali i Zi Marina Vujaçiq, menaxheri i Birrarisë Shkup Lambro Patçe, dirigjentja Bisera Çadlovska, drejtoresha e "Verës së Ohrit" Natasha Popoviq, si dhe udhëheqësja e projektit në zyrën e Këshillit të Evropës (KE) në Shkup, Marija Andreeva.

Qëllimi i këtij manifestimi rajonal, siç thonë nga MPPS, është inkurajimi i të rinjve që të rrisin pjesëmarrjen e tyre sociale, aktivizimin dhe ndërgjegjësimin për barazinë në shoqëri.

Manifestimi do të moderohet nga Ognen Janeski, ndërsa zyrtarisht do të hapet nga grupi "Sherbet". Gjatë manifestimit në Teatrin Intim të Manastirit do të shfaqet mini-drama "Lumturia", një pjesë e studentëve të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik - Fakulteti i Artit dhe Dizajnit do të krijojnë vepra arti, ndërsa artistja e re Martina Naumovska do të gdhend në qelq dhe gota qelqi . sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR