• e premte, 27 dhjetor 2024

Në njëqind ditët e para të qeverisë së re Mickoski paralajmëroi projekt në energjetikë, dy investime dhe zgjerim të dy të tjerave

Në njëqind ditët e para të qeverisë së re Mickoski paralajmëroi projekt në energjetikë, dy investime dhe zgjerim të dy të tjerave

Shkup, 6 qershor 2024 (MIA) - Mandatari Hristian Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se në programin e VMRO-DPMNE-së një nga shtyllat themelore është rialokimi i mjeteve nga buxheti qendror drejt buxheteve të komunave, ndërsa në shtator do të bëhet nivelizimi i parë i pensioneve. Mickoski gjithashtu paralajmëroi se rishikimi i parë i Buxhetit të shtetit do të bëhet në gjysmën e dytë të korrikut, si dhe projekt i madh në energjetikë, dy investime të reja dhe zgjerim të dy të tjerave në njëqind ditët e para të qeverisë. 

"Qëllimi i këtij aktiviteti tonë është që ta afrojmë punën e Qeverisë me sa më shumë amvisëri, përmes realizimit të projekteve të cilat janë me rëndësi të madhe për qytetarët siç janë bulevarde dhe rrugë të reja, sisteme kanalizimi, dhe 20 për qind të territorit dhe nevojave të qytetarëve nuk kanë lidhje me kanalizim. Pastaj ujë të pijshëm aty ku ka nevojë kopshte të reja, shkolla të reja, parqe, etj", tha Mickoski.

Vlerësojmë, theksoi mandatari, se me këtë politikë do të arrijmë në këtë mandat të parë të arrijmë te të paktën 300 mijë amvisëri.

"Janë 250 milionë euro që rialokohen në vit mjete nga buxheti për komunat. Dhe pas rishikimit, që do të ndodhë në gjysmën e dytë të korrikut të këtij viti, do të realizohet gjysma e asaj shume. Është praktikisht 125 milionë euro. Aty, diku në gjysmën e parë të shtatorit, duhet të publikohet thirrja publike për të gjitha komunat për të dorëzuar projekte që do të mund të realizohen menjëherë. Kjo nënkupton zbatimin e projektit, miratimin e projektit për ndërtim, natyrisht, ose miratimin për rindërtim aty ku është e nevojshme. Dhe ato para duhet të transferohen menjëherë në një llogari të posaçme, menjëherë të tenderohen për të kapur sezonin e ndërtimit të vjeshtës sa më shpejt që të mundemi", tha Mickoski.

Paralajmëroi se personalisht do ta mbikëqyr realizimin e këtij projekti.

"Ky është një miliard për nevojat reale të qytetarëve. Ne qytetarët na votuan. Duhet t'ua kthejmë shërbimin qytetarëve. Por edhe në shtator presim nivelizimin e parë të pensioneve. Thamë që në vitin e parë do të kemi rritje lineare të pensioneve të pensionistëve. Ne e fillojmë atë proces tani në shtator, e përfundojmë në nivelimin tjetër në mars. Pra, më shpejt se një vit do të jetë", tha Mickoski.

Mandatari gjithashtu paralajmëroi, siç tha, projekt të madh investues në pjesën e energjetikës.

"Asnjëherë nuk ka ndodhur në rajon deri më tani, nuk po flas për Maqedoninë. Në njëqind ditët e para presin dy investime të mëdha të huaja dhe zgjerimin e dy investimeve ekzistuese të huaja këtu në Maqedoni. Prisni shumë gjëra të bukura pozitive, diçka që e presin qytetarët. Ky do të jetë fokusi im personal dhe përkushtimi im dhe frymëzimi im si personi i parë që punoj në Qeveri", tha Mickoski.

Kryeministri i ardhshëm thotë se edhe te partnerët potencialë të koalicionit e sheh se aty inspirimi dhe guximi nuk mungon. 

"Ne duam të funksionojmë si një për t'iu përkushtuar plotësisht qytetarëve. Ne jemi shërbëtorë të qytetarëve. Kushdo që mendon se është mbi atë gjendje, do të humb rrugën. Ju besoni se do të merrem personalisht me të, pavarësisht nëse vjen nga radhët apo ajo, qoftë nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Maqedonia juaj apo njërit prej partnerëve potencialë të koalicionit", tha Mickoski pas ndarjes së mandatit në vilën Vodno. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR