• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në një sulm para një gjykate në Stamboll pesë persona janë plagosur, sulmuesit janë vrarë

Në një sulm para një gjykate në Stamboll pesë persona janë plagosur, sulmuesit janë vrarë

Stamboll, 6 shkurt 2024 (MIA) - Pesë persona janë plagosur në një sulm në hyrje të ndërtesës së gjykatës në Çaglajan, Stamboll, ndërsa dy sulmuesit janë vrarë, konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Jerlikaja, njoftoi Anadolia.

Ai deklaroi se në mesin e të plagosurve janë edhe tre policë.

Jerlikaja në rrjetet sociale publikoi se sulmi ka ndodhur në pikën e kontrollit para hyrjes së gjykatës.

"Sulmuesit u vranë - një burrë dhe një grua. Pesë persona u plagosën, mes tyre tre policë. Urime policëve tanë heroikë. Ne kemi nevojë për ndihmë urgjente për të plagosurit tanë. U uroj shërim të shpejtë – tha ministri turk.

Jerlikaja deklaroi se është konstatuar se të dy personat e neutralizuar në sulmin terrorist janë anëtarë të organizatës terroriste DHKP/C (Partia revolucionare çlirimtare popullore/Front). ls/

Foto; printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR