• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në një aksident ka humbur jetën një djalë 18 vjeçar nga Siniçani

Në një aksident ka humbur jetën një djalë 18 vjeçar nga Siniçani

Tetovë, 3 tetor 2023 (MIA) - Një tetëmbëdhjetëvjeçar e ka humbur jetën, ndërsa një tjetër 23 vjeçar është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në ora 21 e 30 minuta në rrugën Pirrok-Tetovë afër Pallçishtës së poshtme. I vdekuri dhe i lënduarit janë nga fshati Siniçan.

"Mbrëmë (2 tetor) rreth orës 21 e 30 minuta në SPB Tetovë është paraqitur se në rrugën rajonale Pirrok-Tetovë, në Pallçishtë të poshtme të Tetovës, mjeti motorik për udhëtarë “BMW” me targa të Tetovës, të cilin sipas informacioneve fillestare nga këqyrja e kishte drejtuar 18-vjeçari M.Z. nga Siniçani i Tetovës, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar M.Z nga të cilat ka ndërruar jetë në vend, ndërsa udhëtari A.Z (23) nga i njëjti fshat i janë konstatuar lëndime trupore në Spitalin klinik të Tetovës, ku është dërguar për ndihmë mjekësore. Prokurori publik dhe një ekip nga SPB Tetovë kanë kryer këqyrje të plotë, ndërsa sipas urdhërit të prokurorit publik në trupin e të ndjerit do të kryhet autopsi", njofton SPB Tetovë.

Ky është aksidenti i dytë në rrethinën e Tetovës brenda dy ditësh. Të dielën, një djalë 18-vjeçar nga Çegrani ka humbur jetën pasi është përplasur me një shtyllë në magjistralen Tetovë-Gostivar. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR