• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në ndërprerje lundrimi në Kanalin e Studençishtës për shkak të shënimit të Ditës së Armatës

Në ndërprerje lundrimi në Kanalin e Studençishtës për shkak të shënimit të Ditës së Armatës

Ohër, 18 gusht 2024 (MIA) - Lundrimi nëpër Kanalin e Studençishtës në Ohër sot do të jetë në ndërprerje, dhe atë në periudhën nga ora 09:30 deri në 12:00, informojnë nga SPB Ohër dhe stacioni policor për Kontroll kufitar "Liqeni i Ohrit".

Ndalesa është vendosur për shkak të aktiviteteve të parashikuara në hapësirën e Qendrës për trajnim në ujë në Ohër, ku në periudhën e theksuar do të mbahet Solemniteti qendrore me rastin e 18 Gushtit - Ditës së Armatës.

Nga SPB Ohër apelojnë te qytetarët t'i respektojnë masat që do t'i vendosin inspektorët për lundrim nga Autoriteti i portit në Ohër dhe nëpunësit policor të SPB Ohër dhe Policia e Liqenit. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR