• e premte, 27 dhjetor 2024

Në ndërprerje komunikacioni për automjete të rënda mallrash në rrugën Mavrovë – Dibër, nga nesër regjim veror për komunikacion për automjete të renda mallrash

Në ndërprerje komunikacioni për automjete të rënda mallrash në rrugën Mavrovë – Dibër, nga nesër regjim veror për komunikacion për automjete të renda mallrash

Shkup, 30 qershor 2023 (MIA) - Për shkak të një aksidenti trafiku në rrugën rajonale Mavrovë - Dibër, afër fshatit "Seneçki Livadi", në ndërprerje është qarkullimi për automjete të rënda mallrash, ndërsa qarkullimi i udhëtarëve po zhvillohet pa probleme.

Siç kumtoi LAMM, nga nesër deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në vend do të vendoset regjim i qarkullimit veror, i cili ndalon qarkullimin e automjeteve të rënda me peshë totale mbi 15 tonë, gjatë fundjavës dhe ditëve me temperatura të larta ekstreme. Ndalesa vlen për periudhat e mëposhtme: të premten nga ora 17:00 deri në 22:00, të shtunën nga ora 09:00 deri në 18:00 dhe të dielën nga ora 09:00 deri në orën 22:00.

Në rrugën kryesore seksioni A2: Shkup – Ohër – Shkup, gjatë fundjavës ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda të mallrave, masa totale e të cilave kalon 7,5 tonë, në intervalet e mëposhtme: e premte nga ora 15:00 deri në ora 22:00, e shtunë nga ora 07:00 deri në 12:00 dhe nga ora 18:00 deri në 24:00 dhe të dielën nga ora 07:00 deri në 22:00.

Nga LAMM informojnë se për shkak të asfaltimit të rrugës Breznicë – Makedonski Brod përmes PK “Jasen” sot është i ndaluar çdo lloj komunikacioni nga ora 08:00 deri në ora 15:00. Pas përfundimit të punimeve qarkullimi do të vijojë sipas orarit standard.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.  ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR