• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në MPB serbe deklaratë si qytetar dha Millan Radojçiq për ngjarjet në fshatin Banjskë

Në MPB serbe deklaratë si qytetar dha Millan Radojçiq për ngjarjet në fshatin Banjskë

Beograd, 30 shtator 2023 (MIA) - Ish nënkryetari i Listës serbe Milan Radojçiq u përgjigj në ftesën e organeve shtetërore të Serbisë për sulmin në fshatin Banjskë në pjesën veriore të Kosovës dhe si qytetar dha deklaratë për rrethanat e sulmit në Banjskë më 24.09.2023. Këët sot e kumtoi MPB-ja serbe.

Siç thuhet në kumtesë, për këtë, në formë të procesverbalit do të informohet Prokuroria e lartë publike në Beograd, e cila do të ndërmarrë masa dhe veprime të mëtutjeshme, që janë në kompetencë të saj.

Në përleshjet e grupit terrorist dhe policisë së Kosovës më 24 shtator në fshatin Banjskë e ka humbur jetën një polic dhe të paktën tre serbë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR