• e premte, 27 dhjetor 2024

Në MPB janë nënshkruar ndryshime dhe plotësime të Marrëveshjes Kolektive me të cilën rregullohen të drejtat e të punësuarve

Në MPB janë nënshkruar ndryshime dhe plotësime të Marrëveshjes Kolektive me të cilën rregullohen të drejtat e të punësuarve

Shkup, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot u nënshkruan ndryshime dhe plotësime të Marrëveshjes Kolektive të MPB-së me qëllim të harmonizimit me dispozitat e Marrëveshjes  së Përgjithshme Kolektive për sektorin publik, me të cilin rregullohen të drejtat e punëtorëve në MPB.

"Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe Kryetari i Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, Marjan Kicev, nënshkruan Marrëveshje Kolektive për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes Kolektive të MPB-së me qëllim të respektojnë dispozitat e Marrëveshjes  së Përgjithshme Kolektive për sektorin publik (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 154/23). Me këto ndryshime dhe plotësime rregullohen  të drejtat e punëtorëve në MPB, para së gjithash: rritja e numrit maksimal të ditëve të punës të parashikuara për pushime me pagesë, baza të reja për të drejtën e punëtorit për pushim pa pagesë, rritje e numrit të shpërblimeve jubilare e të ngjashme", informojnë nga MPB. fc/

Fotografia: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR