• e premte, 27 dhjetor 2024

Në mesnatë skadon afati për dorëzimin e kandidaturave për president të shtetit

Në mesnatë skadon afati për dorëzimin e kandidaturave për president të shtetit

Shkup, 19 mars 2024 (MIA) - Në mesnatë skadon afati për dorëzimin e kandidaturave për president të shtetit në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Deri më tani katër nga shtatë kandidaturat, të cilët kanë mbledhur nënshkrime nga qytetarët kanë dorëzuar kandidatura në KSHZ - shefi aktual i shtetit, Stevo Pendarovski, i cili mbështetet nga LSDM-ja dhe koalicioni, Stevço Jakimovski nga GROM, Maksim Dimitrievski nga ZNAM dhe Arben  Taravari i mbështetur nga koalicioni i opozitës shqiptare VLEN.

Nënshkrime për kandidaturë për president të shtetit kanë mbledhur edhe Gordana Siljanovska Davkova, e cila mbështetet edhe me nënshkrime të deputetëve VMRO-DPMNE dhe koalicionit, Bujar Osmani i mbështetur nga BDI-ja dhe Biljana Vankovska nga E Majta.

 Електронското гласаење на изборите но и продолжување на часот за гласање на изборниот ден се добри за разгледување, доколку и опозицијата се согласи за тавиот начин на избори, порача вечерва

Kandidaturat duhet të konfirmohen nga anëtarët e KSHZ-së dhe më pas ata do të bëhen zyrtarisht kandidatë presidencial.

Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 4 prill. 

Disa orë pasi kryetari aktual i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski dje konfirmoi kandidaturën e tij për president para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh, emëron disa zyrtarë nga Ballkani Perëndimor në "listën e zezë”, mes të cilëve edhe Jakimovskin.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në pyetjen  e MIA-s nëse kjo do të ndikojë në kandidaturën e tij, theksoi se kushtet për zgjedhjen e presidentit janë të përfshira në Kushtetutë.

Kandidat për President të Republikës sipas Kodit Zgjedhor mund të jetë një person i cili i përmbush kushtet për zgjedhjen e presidentit të përcaktuara me Kushtetutë, e cila ndërkaq i parasheh vetëm  kushte në vijim -   të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,  të ketë së paku 40 vjet dhe të jetë banor i shtetit për të paktën dhjetë vjet në 15 vitet e fundit. 

"Vetëm këto kushte i parashikon Kushtetutë për president të shtetit. Kushte të tjera nuk janë paraparë me Kodin Zgjedhor dhe i referohet Kushtetutës", thonë nga KSHZ-ja për MIA-n.

Кандидатот за градоначалник на ГРОМ за Карпош, Стевчо Јакимовски најави бесплатен превоз на граѓаните од населените места Трнодол, Жданец и Средно Нерези до булеварот „Партизански одреди“.

Kandidati presidencial i GROM-it, Stevço Jakimovski, është i befasuar nga vendimi i SHBA-së për ta vendosur në "listën e zezë" dhe paralajmëroi se do të ngrejë kallëzim penal kundër  kryerësit të p.nj. Jakimovski, siç deklaroi sonte, nuk do të tërhiqet nga gara zgjedhore. 

Dje në mesnatë ka skaduar afati për inspektimin e Listës zgjedhore, ndërsa afati për regjistrimin e votuesve në diasporë është shtyrë për nëntë orë për shkak të problemeve teknike, pra deri sot deri në orën 9:00.

Përfundimisht me 17.03.2024, në seksionet dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, shikim në të dhënat në listën zgjedhore kanë bërë 5.544 persona. 12 persona kanë parashtruar kërkesë për ndryshimin e të dhënave të tyre, 23 persona kanë parashtruar kërkesë për regjistrimin e të dhënave dhe 10 persona kanë parashtruar kërkesë për shlyerjen e të dhënave në Listën zgjedhore.

Sipas KSHZ-së, në mënyrë elektronike, deri më datën 17.03.2024, gjithsej janë kontrolluar të dhënat për 41040 qytetarë. Janë parashtruar 37 kërkesa për ndryshimin e të dhënave, 7 kërkesa për shlyerjen e të dhënave dhe 17 kërkesa për regjistrimin e të dhënave në Listën Zgjedhore.

Sa u përket kërkesave që kanë arritur për regjistrimin e votuesve në diasporë, deri në këtë moment kanë arritur gjithsej 2.230 paraqitje, nga të cilat 1.545 janë pranuar, 193 janë refuzuar dhe 492 janë të paproceduara.

Të gjithë të regjistruarit në listën zgjedhore do të mund të votojnë si në zgjedhjet presidenciale ashtu edhe në ato parlamentare dhe qytetarët me dokumente personale dhe dokumente udhëtimi të skaduara në nëntë muajt e fundit para zgjedhjeve do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës.

Во вториот круг од локалните избори 2021, во Општина Лозово од вкупно 1.974 гласачи на 9 избирачки места до 9 часот на гласање излегле 221 гласач или 11,5 проценти од гласачите запишани во Ед

Me ndryshimet dhe plotësimet e fundit në Kodin zgjedhor, parashikohet që në Listën zgjedhore të regjistrohen të gjithë shtetasit që kanë mbushur moshën 18 vjeç që nga dita e zgjedhjeve, në përputhje me aktin për shpallje të zgjedhjeve, që kanë vendbanim në territorin e shtetit.

Votimi në diasporë për zgjedhjet presidenciale do të organizohet, duke qenë se presidenti i vendit zgjidhet sipas sistemit të shumicës në të gjithë territorin e vendit, si dhe në të gjitha kontinentet ku jetojnë qytetarët tanë, por me qëllim që të organizimi i votimit për zgjedhjet parlamentare, është e nevojshme që të paktën 5,355 votues të jenë të regjistruar në të 52 përfaqësitë konsullore apo zyrat diplomatike jashtë vendit.

Që të hapet një qendër votimi, një PDK ose një zyrë konsullore e vendit tonë jashtë vendit, duhet të regjistrohen të paktën dhjetë zgjedhës. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR